Me kënaqësi të madhe i’u njoftojmë që kemi arritur marëveshje me kompaninë “Brickos” sh.p.k për projektimin, furnizimin dhe instalimin e sistemit fotovoltaik me kapacitet 1.17 MWp.
Fabrika e tullave “BRICKOS” SH.P.K. është njëra ndër fabrikat e para të prodhimit të materialeve ndërtimore nga argjila e pjekur. Fabrikë ndodhet në fshatin Korminjan i Ulët, në largësi prej 1 km në jug të degëzimit të rrugëve Gjilan, Kamenicë, Bujanovc.
Kompania “BRICKOS” me instalimin e sistemit solar fotovoltaik synon uljen e faturave të energjisë elektrike dhe njëkohësisht uljen e ndotjes së ambientit.
I falenderojmë klientët tanë për përkrahjen e dhënë kompanisë sonë si prodhues vendor.
Bashkohuni edhe ju….

