Anëtarët Premium të OEGJK-së sot vizituan fabrikën “JAHA Foods”, të kryetarit të OEGJK-së, Fadil Hoxha, në Podujevë.
OEGJK anëtarëve të saj Premium u jep përkrahje që të rrjetëzohen dhe të njoftohen me biznesin e njëri-tjetrit, duke qenë se “Networking” është element kyç i të bërit biznes.
Takimet e Premium Business Club mbahen në kompanitë e anëtarëve Premium të OEGJK, në formë të vizitave të përbashkëta grupore. Përmes takimeve të tilla, pjesëmarrësit njoftohen me punën e njëri-tjetrit, me prodhimet/shërbimet që ofrohen, dhe informohen për sukseset e arritura, sfidat që i kanë pasur anëtarët tjerë dhe mënyrën se si ata i keni tejkaluar ato.




