JAHA GROUP në 2016 ka vazhduar investimet në aktivitetet prodhuese në Kosovë.
JAHA Group ka themeluar njësinë “JAHA SOLAR” dhe ka hapur fabrikën për prodhimin e paneleve solare në Fushë Kosovë.
Fabrika “JAHA SOLAR” është inaguruar me 2 qershorë 2016 me kapacitet fillestarë të linjës së parë të prodhimit prej 50 MW për vitë, duke prezentuar teknologjinë më të fundit në prodhimin paneleve solare fotovoltaike.
Gjatë cermonisë së hapjesë së fabrikës, Presidenti i Bordit të Drejtorëve të JAHA Group, zotëri Fadil Hoxha ju drejtua audiencës me një fjalim.
Në inagurimi e fabrikës morrën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe misioneve të huaja në Kosovë, si Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Ministri i Zhvillimit Ekonomikë, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë, përfaqësuesi i zyrës së Kryeministrit, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit, Ambasadori i Gjermanisë, Ambasadori i Shqipërisë, përfaqësues të USAID, GIZ, KFW, përfaqësues të sektorit privatë dhe mysafirë të tjerë.
Prodhimi i paneleve solare ka për qëllim promovimin e interesit dhe bashkpunimin në shpërndarjen e energjisë së ripërtritshme – e cila përkrahet me prodhimin, shitjen dhe instalimin e paneleve solare fotovoltaike.
Jo vetëm një inciativë e re e prodhimit, JAHA Solar poashtu ka hapur vende të reja të punës, ku ka ndërtuar ura të reja bashkpunimi me institucione joqeveritare si USAID, GIZ etj. Të gjithë na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre në inagurimin e fabrikës.
JAHA Solar është biznes i ri në sektorin e Energjisë në Kosovë dhe inovator në këtë fushë në vendin tonë. Me kapacitet e saj prodhuese JAHA Solar synon vend të gjerë në prodhimtari në fushën ndërkombëtare. Kapacitet dhe dëshira për të mbuluar kërkesat për blerje është e mobilizuar nga profesionistët dhe stafi i pregaditur mirë në fushën e teknologjisë, makinerisë dhe elektrikës, burime të reja njerëzore shumë bashkëpunuese dhe të gatshme për të konsideruar nevojat lokale dhe klientelen ndërkombëtare.
Fabrika JAHA Solar ofron produkte – panele solare fotovoltaike me performancë dhe kualitet të lartë, duke përmbushur standardet më të larta.
Panelet solare ofrohen me garancione ndërkombëtare të aplikuar për jetëgjatësi dhe produktivitet, rezistent ndaj temperaturave deri në + 125 ̊ C, duke e bërë një produkt mjaftë të dëshiruar për blerësit nga vendet e ndryshme të botës.
Me prodhimin dhe blerjen e produktit – kompania jonë ofron shërbime eksluzive për komplet instalimin e sistemit solar fotovoltaik nga ekipi jonë i inxhinierëve dhe teknikëve profesional dhe të çertifikuar.
Fabrika Jaha Solar do të vazhdojë investimet e saj edhe në vitin 2017, duke vazhduar projekte tjera strategjike në krijimin e kapaciteteve të reja 200 MW panele solare për vitë.
Për më shumë informata rreth JAHA Solar dhe produkteve që ne ofojmë vizioni webfaqen: JAHA Solar


